EMRAT/ Hetimet për vrasjen e Ferdinand Hotit në Itali, arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

Hetimi për vrasjen e Ferdinand Hotit, 35-vjeçarit shqiptar të gjetur të vdekur më 8 shtator pranë lumit Tergola në San Giorgio delle Pertiche, ka çuar në një pistë të re të mundshme, atë të trafikut të drogës, sipas mediave fqinje.
Një operacion droge i kryer paralelisht me hetimin për vrasjen e Hotit çoi në arrestimin e Eris Makajt dhe të dashurës së tij, Noemi Karibba, e cila tani ndodhet në burg në Padova me urdhër të gjykatësit.
Autoritetet e kishin monitoruar Makajn prej kohësh. Hetuesit dyshojnë se ai shpërndante drogë në doza. Oficerët i gjetën dhe sekuestruan 800 gramë hashash, afërsisht 200 gramë kokainë dhe 2,000 euro para të gatshme.
Sipas hetimeve, Eris Makaj mund të jetë i lidhur me Luigi Makajn, 44 vjeç, i cili u arrestua korrikun e kaluar në Mirano, së bashku me bashkëqytetarin e tij shqiptar Amiol Gjoka, 39 vjeç, për tentativë vrasjeje dhe posedim të paligjshëm të një arme zjarri.
Gjoka u akuzua për vrasjen e një 25-vjeçari i cili dyshohet se ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës të Makajt dhe po përpiqej të arratisej. Lidhjet me vrasjen e Hotit janë ende hipotetike, por hetimi po vazhdon, duke marrë në konsideratë edhe këtë pistë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Operacion i madh izraelit në Bregun Perëndimor, arrestohen rreth 50 palestinezë

U vra nga pronari i banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, zbardhet identiteti i shqiptarit! Kishte precedent penal

Ervin Demo mbledh krerët e policisë: Të shkrihet zinxhiri komandues në Sarandë

Vrau gruan në banesë, gjykata cakton 'arrest me burg' në mungesë për 68 vjeçarin

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit

Anija kishte 2.1 ton kokainë në bord/ Gazeta spanjolle: Si po përdoren narko-velierat nga mafia shqiptare

U inaugurua vetëm 10 ditë më parë/ Shembet ura, kushtoi 40 milionë lekë. Banorët e fshatit Ketë në Klos mbeten të izoluar

Do të bllokohet sërish aksi Tiranë-Durrës. Ja oraret dhe devijimet e trafikut që nisin nga sot





