Transferimi i Veliajt trazon PS-në/ Shokët e braktisin dhe ia kthejnë kurrizin!
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Pak javë më parë ju treguam skemën që ka nisur të aplikohet në masë nga ekzekutivi për të anashkaluar transpar...
Nga Anila Sulstarova Unë, Edi Rama, kërkoj falje publike. Kërkoj falje publike që pata më shumë nevojë ta shihja vendin ...
Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kan&eu...
Nga Florjan Binaj Ky vit do të mbahet mend si viti i rënies së autokracive të Europës Lindore e Juglindore. Fillimisht Orbani, nje...
Përshtatur nga faqja italiane “Urbino” për aktualitetin tonë Nga Dojna Mema Të thyesh xhama, vitrina e semaforë, a ësh...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Nga Osman Stafa Ishte 17 vjeç. Fytyrën e kishte mbuluar me maskë. Vetëm sytë i dukeshin. E pyeta: “Pse proteston?” &ldquo...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, gjatë dy operacioneve kundër mashtrimit dhe vjedhjes, të kryera nga Policia e Tiranës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në operacionin “Shuma”, dy persona, shtetasit Brian Serica dhe Skerdi Meta u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi mashtruan një 70-vjeçar dhe i morën 100 mijë euro.
Ata përdorën inteligjencën artificiale për t’ju prezantuar të moshuarit, që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave, si të njohurit e tij.
Mësohet se ata kanë përdorur edhe emrin e biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, për të arritur objektivin e tyre.
"Jam Bashkim Ulaj, jepi 100 mijë euro", dyshohet të jenë fjalët e gjeneruara me AI, të cilat bindën të moshuarin që të dorëzonte paratë.
Kur shuma nuk u kthye në orarin e premtuar, 70-vjeçari njoftoi menjëherë policinë. Hetimet vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin e personit që mori paratë dhe zbardhjen e përfshirjes së personave të tjerë.
Ndërkohë në operacionin “Imazhi”, u prangos 37-vjeçari Gentian Bufazi, i shpallur në kërkim, i dyshuar për mashtrime dhe vjedhje në disa biznese në Tiranë.
Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
DVP Tiranë/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione kundër krimeve ekonomike për zbardhen e raste me pasoja në fushën e mashtrimit dhe të vjedhjes.
Në njërin prej rasteve, autorët kanë mashtruar një shtetas duke përdorur inteligjencën artificiale, gjatë komunikimit.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, si dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2, pas kallëzimeve të disa qytetarëve për raste mashtrimi dhe/ose vjedhjeje në subjektet e tyre, u finalizuan, në 24 orë, 2 operacione për zbardhjen e këtyre krimeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale. Konkretisht:
-Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma”, u arrestuan shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. H., 31 vjeç.
Këta shtetas, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe duke iu prezantuar një 70-vjeçari, përmes mesazheve, si të njohur të tij, e kanë mashtruar 70-vjeçarin që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave dhe i kanë marrë 100 000 euro me justifikimin se do t’ia kthenin pas disa orësh. 70 vjeçari, pasi nuk ka marrë shumën e dhënë në orën e premtuar, ka njoftuar menjëherë Policinë.
Operacioni vijon për kapjen e shtetasit R. H., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka shkuar te subjekti i 70-vjeçarit dhe ka marrë shumën e eurove, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
-Në kuadër të operacionit të koduar “Imazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, G. B., 37 vjeç, i cili dyshohet se:
-më datë 14.08.2026, ka marrë 20 000 lekë, në 2 biznese, në rrugët “Brigada VIII” dhe “Teodor Keko”, duke mashtruar punonjësit se ishte i njohur i pronarëve të subjekteve dhe se do t’ua kthente paratë menjëherë, ndërsa më datë 21.08.2026, ka vjedhur një çantë me 25 000 lekë brenda, në një subjekt në rrugën “Skënder Luarasi”.
Vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht veprimtaritë kriminale të 37-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe administratorët e subjekteve që të tregojnë vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj rasteve të mashtrimit, si dhe që në asnjë rast të mos japin para ose të dhëna shtetasve të paverifikuar që i kontaktojnë në mënyra të ndryshme përfshi dhe videot e krijuara me inteligjencë artificiale.
Gjithashtu, Policia e Shtetit fton për denoncim të menjëhershëm të çdo dyshimi, personi të dyshuar, indicieje apo rasti kur bien pre e veprave penale në këtë fushë, pasi vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të shpejtë dhe të ngushtë mundësohet identifikimi dhe kapja e autorëve, si dhe mbrojtja e pronës dhe pasurisë së qytetarëve.
Të dhëna të reja për momentet e fundit të 45-vjeçares Julieta Obzovën në Nea Smirni dhe mënyrën se si 48-vje...
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Rreth orës 15:00, n&e...
Një debat për një gotë alkool përfundoi me të shtëna me armë zjarri në ajër dhe arrestimin e një 53-vje...
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në masivin pyjor të Pukës, konkretisht në zonën e njohur si Bojdan. Flak&...
Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se kjo lëvizje ka h...
Një shënim me porosinë “Duhet ma ndërru telin o Red,”, i gjetur pranë banesës së Ylli Zallës, po analizohe...
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një përditësim zyrtar mbi situatën e zjarreve në të gjithë vendin deri në or&eum...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e 48-vjeçarit Altin Allmuça përpara se të vris...
Protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë kanë hyrë sot në ditën e 86-të, ndërsa një grup qytetarë...
Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete n&eu...