Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

EMRAT/ Kanosja e gazetarit Osman Stafa, policia procedon penalisht dy punonjës të një firme

P
Piranjat18 July 2026, 21:05 · 1 min lexim
EMRAT/ Kanosja e gazetarit Osman Stafa, policia procedon penalisht dy

Janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy personat e dyshuar për kanosjen e gazetarit Osman Stafa, i cili denoncoi se u ndoq dhe iu pre rruga me automjet pas dokumentimit të nxjerrjes së inerteve në lumin Shkumbin.

Policia bëri me dije se, pas kallëzimit të gazetarit dhe veprimeve të para hetimore nga Policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë, është regjistruar procedim penal për veprën “Kanosja për shkak të detyrës” ndaj Renald Tolit 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardjan Bicit 31 vjeç, banues në Librazhd, të cilët rezultojnë të jenë punonjës të një firme.

Më 17 korrik, rreth orës 14:00, gazetari Osman Stafa njoftoi Policinë se, teksa po lëvizte në aksin Librazhd-Elbasan, është ndjerë i kanosur nga dy persona që udhëtonin me një automjet.

Ai tha se ngjarja ndodhi pak pasi kishte dokumentuar me video aktivitetin e një eskavatori që nxirrte inerte nga shtrati i lumit Shkumbin.

Në kallëzimin e tij, Stafa deklaroi se automjeti e ndoqi për rreth një kilometër dhe i preu rrugën, duke e detyruar më pas të drejtohej në polici.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.