AKTUALITET

EMRAT/ Katër elektricistë të vdekur në pak muaj, kush mban përgjegjësi për sigurinë në terren?

Piranjat Përditësimi i fundit 12 September 2026, 14:39

EMRAT/ Katër elektricistë të vdekur në pak muaj, kush mban

Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë.

Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, 32 vjeç ka humbur jetën teksa ndodhej në terren pas stuhisë që përfshiu zonën.

Raportohet se pas motit të keq dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik, ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren për të ndërhyrë dhe rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Gjatë ndërhyrjes teknike 32-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën.

Klajdi Zekthi

Por tragjedia e Belshit nuk është një rast i izoluar.

Ky është rasti i katërt i raportuar gjatë vitit 2026 ku një punonjës i sektorit të rrjetit elektrik humb jetën gjatë punës. Dhe kur vdekjet përsëriten me të njëjtën skemë, në shtyllë, në linjë, në terren, atëherë nuk flitet më thjesht për aksident por për nji sistem sigurie që nuk po mbron njerëzit e vet.

Në shkurt, në fshatin Rrilë të Lezhës, humbi jetën 27-vjeçari Mark Prenga, elektricist i OSHEE-së, pasi ra në kontakt me rrymën gjatë riparimit të një defekti në shtyllë. Pas ngjarjes u proceduan katër punonjës të tjerë të OSHEE-së për shkelje të rregullave të sigurisë teknike.

Më 22 korrik, në Himarë, humbi jetën Bashkim Boçi, 55 vjeç, punonjës i OSHEE-së prej vitesh. Ai po punonte për rikthimin e energjisë pas stuhisë, kur dyshohet se iu shkëput rripi i sigurisë dhe ra nga një shtyllë rreth 9 metra e lartë.

Ndërsa më 11 shtator, në Marglliç të Patosit, humbi jetën Ermal Debrova, 46 vjeç, nga Elbasani, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar.

Sipas raportimeve mediatike, ai punonte për një kompani private që operonte në zonë, ndaj rasti nuk mund të përfshihet në bilancin e punonjësve të OSHEE-së.

Megjithatë, katër ngjarjet kanë një element të përbashkët: punonjës që dalin në terren për të ndërhyrë në rrjet dhe që nuk kthehen më në shtëpi.

Kur të njëjtat skena përsëriten brenda pak muajsh, pyetja nuk mund të jetë vetëm se si ndodhi aksidenti. Pyetja është nëse janë zbatuar në çdo rast të gjitha masat që duhet të parandalonin një fatalitet.

A ishte ndërprerë energjia në linjën ku po punohej? A kishte urdhër pune të dokumentuar dhe procedurë të qartë sigurie? A ishin kontrolluar pajisjet mbrojtëse përpara ndërhyrjes? A ishte vlerësuar rreziku i punës në terren, veçanërisht pas stuhive dhe dëmtimeve të rrjetit?

A kishin punonjësit kushtet dhe kohën e nevojshme për të zbatuar të gjitha protokollet? Dhe mbi të gjitha: çfarë ndryshon pas çdo tragjedie?

Në njoftimet e para, ngjarjet shpesh përmblidhen me fraza si “ra në kontakt me rrymën”, “ra nga shtylla” apo “po riparonte një defekt”. Por pas këtyre fjalive qëndron një zinxhir përgjegjësish që duhet hetuar deri në fund.

Nëse ka pasur shkelje të protokolleve, përgjegjësia duhet të përcaktohet. Nëse protokollet janë zbatuar, atëherë duhet shpjeguar se çfarë tjetër dështoi për të mbrojtur punonjësin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?