Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja ... Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r... EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë
AKTUALITET

EMRAT/ Makina del nga rruga duke u ngjitur për në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur, 2 përfundojnë te Trauma

P
Piranjat 7 August 2026, 17:53 · 1 min lexim
EMRAT/ Makina del nga rruga duke u ngjitur për në Malin e Tomorrit, 6

Një aksident ka ndodhur sot përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë.

Mjeti, me targa AB 709 EH, që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Sheshi i Danit", në hyrje të fshatit Kapinovë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shoferi dhe 6 pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço (familjarë të shoferit) dhe shtetasit Marko dhe Xhesika Sojati.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku 5 prej tyre, pasi kanë marë ndihmën e parë mjekësore janë largua, ndërkohë që drejtuesi i mjetit që ka pësuar dëmtime në sy dhe bashkëshortja e tij Matilda Muço e cila ka pësuar dëmtime të rënda, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë,që kryen edhe veprimet hetimore. Sipas policisë,shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë një defekt në mjet dhe mjeti gjatë ngjitjes drejt Tomorrit nuk i mbajtën frenat dhe rrëshkiti. Të njëjtat burime konfirmojnë se, pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte pirë alkool.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.