EMRAT/ Morën peng biznesmenin italian në vilën e tij dhe i grabitën 300 mijë euro, dënohen dy shqiptarët

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar në Itali për grabitjen e rëndë ndaj një biznesmeni, ndërsa një tjetër shqiptar, i dyshuar si organizatori i bandës, pritet të dalë në gjyq në korrik. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave Klodjan Cesku, 31 vjeç, dhe Arsild Memaj, 21 vjeç, kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me 4 vite e 3 muaj burg, si dhe 1,200 euro gjobë.
Ndërkohë, Marjan Ndrekaj, 44 vjeç, do të përballet me drejtësinë si i dyshuar për drejtimin e grupit kriminal. Gjykata rrëzoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, duke caktuar seancën në muajin korrik.
Të tre akuzohen për grabitje në bashkëpunim me rrethana rënduese.
Ngjarja ndodhi natën mes 7 dhe 8 tetorit 2025 në Trento. Katër persona hynë në vilën e biznesmenit 72-vjeçar, Eugenio Gallizioli, e kërcënuan me armë dhe e mbajtën peng për rreth katër orë. Sipas hetimeve, viktima refuzoi të tregonte kodin e kasafortës, çka detyroi autorët të përdorin një mjet prerës për ta hapur dhe për të marrë rreth 300 mijë euro.
Lëvizjet e autorëve u zbardhën përmes kamerave të sigurisë dhe përgjimeve, ndërsa tre prej tyre u arrestuan pas disa javësh në zona të ndryshme në Itali. Një person i katërt mbetet ende në kërkim.
Biznesmeni është paraqitur si palë civile dhe ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim për dëmet materiale dhe morale.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pak orë nga protesta e PD, policia “blindon” Kryeministrinë! Skënder Hitaj zbret vetë në terren

Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, IMT shemb farmacinë pa leje

VIDEO/ Peqini e Mati drejt Tiranës, shtohet pjesëmarrja në protestën e opozitës

Fotolajm/ Ky është Brian Dëma, polici fierak që përdori të miturin për të shitur drogë

Forca të shumta policie rrethojnë Kryeministrinë në kuadër të protestës së opozitës, i pranishëm edhe Skënder Hita

Skandali i Sterilizimit/ Pasi u zhbë afera, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj 'mbyllin hesapet' me burgun

Zbulohet një tjetër bazë Call Centeri që mashtronte qytetarët europianë në Tiranë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë

Protesta e opozitës/ Qytetari: Sot Kukësi marshon para narkoshtetit





