EMRAT/ PD përjashton dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

Partia Demokratike ka vendosur përjashtimin nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës të kryetarit të grupit, Dritan Burgija, si dhe këshilltarit Arlind Boshku. Vendimi është marrë në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme, për shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin.
Në dokumentin zyrtar theksohet se përjashtimi bazohet në nenet 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH, si dhe në Kodin e Sjelljes dhe ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”. Po ashtu, në vendim propozohet emërimi i Ardian Mukës si kandidat për kryetar të ri të grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Durrësit.
Dritan Burgija dhe Arlind Boshku kanë dhënë mbështetje ish-deputetit Ervin Salianji, në një kohë kur brenda Partisë Demokratike po zhvillohen diskutime të brendshme dhe është caktuar data e garës për kreun e saj, më 23 maj.
Vendimi mban datën 23 mars 2026 dhe është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Lexo edhe
AKTUALITET
"Ky prokuror pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Kërkon aktet, Veliaj debat me Olsi Dadon

Burri vrau gruan dhe më pas veten, pamje nga vendngjarja e krimit makabër në Roskovec!

Aksident në Fier, përplasen dy automjete, dy të plagosur

Shtyhet seanca e Veliajt/ GJKKO pranon të legjitimojë Plarent Ndrecën si avokat të kryebashkiakut

Krim në Roskovec/ Zbardhen emrat e viktimave, si e ekzekutoi 80-vjeçari gruan brenda banesës

Gara për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhen emrat e 7 kandidatëve

Seanca për Veliajn/ Dumani ngre shqetësim për avokatin e kryebashkiakut: Plarent Ndreca ka konflikt interesi

Skandali seksual me anëtarin, reagon KLP! Ja çfarë pritet





