EMRAT/ Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës, pasi dyshohet se në subjektin ku punonin ka vjedhur sasi të konsiderueshme kafe.
Më pas e kanë shitur, duke përfituar shumën prej 800 mijë eurosh. Sipas policisë kjo veprimtari kriminale është kryer në harkun kohor të tre viteve.
Të arrestuarit janë Altin Kenga 35 vjeç dhe Vasilika Kazo, 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt. Ndërsa nisi i procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, me detyrë shpërndarës.
“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro”, thuhet ne njoftimin e policisë.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Inventari”.
Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi.
Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.
-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i tregut çfarë ndryshon

Institucionet 'fluturojnë' me paratë publike: 3.8 milionë euro për bileta ajrore në 2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Janë më keq se egërsirat”- Libri i historianit irlandez: Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën, Mehmet Sh...

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat





