EMRAT/Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 18-vjeçarin Arvin Fregjaj, i dyshuar si autori i plagosjes me thikë të ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen 'Vasil Shanto', si edhe babanë e tij, 53-vjeçarin A.M., i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Arrestimi i të riut u bë pas disa orë kërkimesh, ndërsa të dy akuzohen për veprën penale 'Vrasja me dashje', mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Ndaj 18-vjeçarit rëndojnë akuzat për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe prishje të qetësisë publike.
Njoftimi i Policisë:
“Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”. Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin V. K., në ambientet e Poliklinikës.
Gjithashtu në pranga, babai i 18-vjeçarit, si bashkëpunëtor në krim.
Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
-A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.
Lexo edhe
AKTUALITET
'Dosjet janë aty, pse nuk hetohen'/ Gazetari Hoxhaj: 'PLUG' ka denoncuar me dokumente afera milionëshe, SPAK hesht

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë Sori-AL

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen nga AMP dy policët e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë

Rasti tronditës në Australi - Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari, arrestohet edhe i ati si bashkëpunëtor në krim





