EMRAT/ Plagosja në Elbasan, policia: Autori qëlloi me armë tre persona, më pas hodhi në tokë pistoletën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të shoqëruar me përdorimin e armës. Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë përfshirë fillimisht në një konflikt, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës, duke lënë të plagosur tre prej tyre.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Elbasanit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur:
•Bjorgi Hoxha, 19 vjeç;
•Renaldo Mance, 31 vjeç;
•Armand Tomorrica, 32 vjeç.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Mesazh me tritol për Julian Ballën? Shpërthim te shtëpia e vëllait në Shijak

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

“Parlamenti plot me analfabetë”/ I riu në protestë: Rama t’i shërbejë qytetarëve, jo oligarkëve dhe krimit





