Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

EMRAT/ Policia jep detajet nga zjarri në Shkodër: Trupat u zbuluan nën rrënoja, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

P
Piranjat29 July 2026, 16:05 · 2 min lexim
EMRAT/ Policia jep detajet nga zjarri në Shkodër: Trupat u zbuluan

Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë edhe nënën e dy fëmijëve në banesën, e cila u përfshi nga flakët ditët e sotme në Postribë të Shkodrës. Më herët, forcat zjarrëfikëse gjetën edhe dy fëmijët, të moshës 2 dhe 3 vejç, të cilët së bashku me nënën e tyre, 24 vjeçaren Bleona Çelaj, kishin shkuar në banesën e vjetër që është përfshirë nga flakët. 

Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë, në Shkodër. Trupat e viktimave janë gjetur mes rrënojave të banesës së shkrumbuar plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, familja jeton në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik. Nëna kishte shkuar bashkë me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, kur banesa u përfshi nga flakët.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.