Emrat/ Sherr në një servis makinash në Korçë, 4 të plagosur, mes tyre pronari

Një përleshje e dhunshme ka shpërthyer brenda një servisi makinash në qytetin e Korçës, duke lënë katër persona të plagosur, përfshirë pronarin e servisit, Renaldo Xhixho.
Të plagosurit e tjerë raportohen të jenë Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno.
Ngjarja ka shkaktuar panik në lagjen 10, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Sipas informacioneve paraprake, Xhixho, pronar i një servisi për shërbim tapicerie, është plagosur gjatë konfliktit me disa persona që kanë shkuar pranë servisit.
Shkaku i mundshëm i incidentit lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punimeve të kryera, por detajet mbeten për t’u konfirmuar pas deklaratave të përfshirëve.
Burime nga spitali bëjnë me dije se një nga të plagosurit ka dëmtime në shpatull dhe krah, tjetri në fytyrë, ndërsa dy të tjerët kanë lëndime më të lehta.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, arrestohet 26-vjeçari

PD denoncon Bordin e Transparencës, Lisandër Hoxha: Rriti çmimin e naftës kur po shiten stoqe të mëparshme. Abuzim ndaj qytetarëve!

E rëndë në Sarandë/ Greku dërgohet pa shenja jete në spital, personat që e shoqëronin u larguan me shpejtësi

Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Parashikimi i motit për sot, 28 mars 2026

Gazetari: Kush po e saboton zbardhjen e zhdukjes së Vis Martinajt

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

Policia godet bandën e trafikut të drogës, kush janë shqiptarët e arrestuar dhe roli i tyre. E reklamonin “biznesin” në Telegram





