EMRAT/ SPAK goditi grupin kriminal të trafikut të kokainës, zbardhen emrat e të arrestuarve

SPAK ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar vetëm 3 anëtarë të grupit, Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.
Mësohet se me vendim të GJKKO-së, janë lëshuar 11 masa sigurie, mes tyre edhe për një emër të njohur si Jetmir Pepa allias Marashi. Për këtë të fundit ende nuk dihet nëse masa është ekzekutuar, pasi operacioni është ende në vijim. Masat janë lëshuar me kërkesë të prokurorit Alfred Shehu.
Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 12 milionë euro pasuri të ndryshme. Po ashtu, SPAK bën të ditur se ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë.
Emrat:
Lulzim Pepaj
Florian Marku
Anton Kola
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK godet grupin kriminal të trafikut të drogës, arrestohen disa persona dhe sekuestrohen mbi 12 milion euro

EMRI/ Digjet gjatë natës makina e 38-vjeçarit në Sarandë, i dënuar më parë për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje

“Rrezikoj jetën”/ Gjykata e Lartë pezullon ekstradimin e ish-policit nga Bangladeshi

Zjarri në kompleksin pranë QSUT/ Berisha: Lejet e Ramës bllokojmë rrugëkalimet e zjarrëfikses

4.2 ton kokainë dhe kanabis nga Shqipëria në Europë, goditet "Karteli Ballkanik", mes 13 të arrestuarve dhe një nga "kokat"





