Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një grup që mashtronte qytetarët gjermanë me Call-Center-a dhe ka dërguar për proces në GJKKO 8 të pandehurit e organizatës.
Emiljano Sejdillari dhe Sokol Krasniqi akuzohen për kryerjen e veprës penale ”Mashtrim kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi dhe Lisjane Çulani akuzohen për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin.
Hetimet për skemën e mashtrimit
Më 14.12.2023, një grua e dëmtuar nga zona Freiburg, Gjermani, u bë viktimë e një tentative mashtrimi nga një grup i organizuar, të cilës i kërkuan një shumë prej 120.000 euro. Në sajë të punës së policisë gjermane u pengua dorëzimi i shumës së kërkuar nga autorët e veprës penale.
Prej datës 18 dhjetor 2023, nga përgjimet e telefonit të shtëpisë të së dëmtuarës është identifikuar dhe numri i personave të dyshuar. Që nga nisja e përgjimit janë zbuluar nga autoritetet policore gjermane disa qindra mijëra telefonata ose tentativa për telefonata përmes këtij numri. Thirrjet janë përdorur për të kryer lloje të ndryshme të veprave të mashtrimit, disa të kryera, disa të mbetura në tentativë).
Autorët përdornin aplikacionin “Caller-ID-Spoofing” për të shfaqur numra të ndryshëm në telefonat e të dëmtuarve, me qëllimin për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Gjatë hetimit kibernetik u zbulua se telefonatat me palët e dëmtuara, bëheshin duke përdorur teknologjinë “Voice-over-IP” përmes “Server-ëve” të vendosur në Gjermani. Autorët zakonisht përdornin shërbime anonimizuese si “VPN” për të fshehur identitetin e tyre. Megjithatë, gjatë vlerësimit të të dhënave në këto “Server-a”, ekspertët e IT-së të Policisë së Shtetit në Gjermani indentifikuan adresat e jashtme të IP-së që tregonin lidhjet në internet dhe pajisje fundore.
Nga interpretimi dhe vlerësimi i këtyre të dhënave nga specialistët kibernetikë ka rezultuar se të dëmtuarit po telefonoheshin përmes shërbimit telefonik të internetit nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Janë identifikuar adresat IP, që i përkisnin kompanive “Digicom” dhe “Kujtesa Net” Sh.p.k.Bazuar në kërkesën për ndihmë juridike, përmes të cilës kërkohej identifikimi i adresave IP, është parë e nevojshme kryerja e veprimeve më të gjera dhe regjistrimi i procedimit penal nr.42 i vitit 2024.
Përmes metodave speciale të hetimit u identifikua një qendër thirrjesh në rrugën “Hamdi Sina”, pallatet FZ Construction, kati i 7-të, në Tiranë. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kontrolli u krye më 18.04.2024, rreth orës 09:00. Nga ndërhyrja në objektin “Call Center”, në rrugën “Hamdi Sina” u gjetën dhe u shoqëruan nga policia gjyqësore gjashtë persona të dyshuar dhe u sekuestruan prova të shumta materiale, digjitale dhe dokumentare. Në kushtet e dy hetimeve paralele në Shqipëri dhe në Gjermani, rezultatet dhe provat materiale u dërguan për analizë më të thelluar pranë autoriteteve gjyqësore gjermane. Analiza e plotë çoi në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë përmes Call Centrer, të paregjistruara si biznese në organet tatimore.
Mbi bazën e këtyre analizave, me vendimin nr.73 datë 28.7.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktoi masat e sigurimit personal “arrest në burg” për pesë persona dhe masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për tre persona të tjerë.
Vlera e dëmit të shkaktuar e dokumentuar për një periudhë disa mujore të aktivitetit Call Center, është 363 501 Euro, për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani.
Vlera e ulët e dëmit të shkaktuar lidhet edhe me parandalimin e qindra tentativave për mashtrim të autorëve të dyshuar. Sapo kryheshin telefonatat nga “mashtruesit”, viktimat më pas kontaktoheshin nga oficerët e policisë gjyqësore gjermane duke i shpjeguar skemën e mashtrimit duke ndikuar në anullimin e pagesave.
Pas caktimit të masës së sigurimit është bërë e mundur dhe ekstradimi në Shqipëri, i një prej personave të hetuar nga Republika Federale e Gjermanisë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorg...
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka mbledhur Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Tiranë, pasi zjarrit të rënë dy d...
Protesta e opozitës e planifikuar për të premten para Kryeministrisë do të fillojë në orën 19:00. Policia e Tiran&eum...
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Double”, p...
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka ngritur në Kuvend rastin e zjarrit që shkrumboi pallatin te Arlis. Ai bëri thirrje që çdo ba...
Luftim Stafanasi nga fshati Zenisht, komuna Lis në Burrel i është drejtuar redaksisë së “Piranjat News” për problemi...
Në kuadër të operacionit të fundit kundër një rrjeti call center-ash mashtrues në Tiranë, Gjykata ka komunikuar masat e ...
Pesë prej të arrestuarve në kuadër të operacionit kundër disa Call Center-ave në Tiranë janë paraqitur sot për...
232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 12 milionë euro janë vendosur në sekuestro në kuadër të...
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ti...