Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge, konfiskohen 21 pasuri të grupit kriminal

P
Piranjat29 July 2026, 17:43 · 2 min lexim
EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge, konfiskohen 21 pasuri të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e 21 pasurive në favor të shtetit. Vendimi është dhënë këtë të mërkurë, pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK-ut për konfiskimin e pasurive të Eridan Munoz Guerrero, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe disa personave të tretë.

Sipas vendimit të GJKKO-së, në favor të shtetit kalojnë një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, mes tyre apartamente, njësi shërbimi, banesa me truall, automjete, rimorkio dhe llogari bankare.

Në listën e pasurive të konfiskuara përfshihen:

-Tre apartamente në pronësi të Deljana Nebiut në Vlorë, të blera në vitin 2015;

-Një njësi shërbimi e përfituar nga Deljana Nebiu në bazë të një kontrate porosie me shoqërinë “Bushgjokaj”;

-Një apartament me sipërfaqe 127.23 m², i dhuruar më pas një personi të tretë;

-Një apartament dhe një njësi shërbimi në pronësi të Eridan R. Nebiut;

-Tre prona me truall dhe banesa njëkatëshe në emër të Eridan Nebiut, Sokol Çamerit dhe Julian Veliut;

-Katër pasuri të përfituara nga Sokol Çamer përmes kontratave të dhurimit, përfshirë dy apartamente, një garazh dhe një depo;

-Një automjet tip “Audi A8” i vitit 2014;

-Një rimorkio e importuar nga Italia si edhe pesë llogari bankareme balanca në lekë dhe euro.

Gjykata vendosi gjithashtu revokimin e masës së sekuestros për pesë pasuri të tjera, mes tyre dy apartamente, dy automjete dhe një apartament të blerë në vitin 2022.

Sipas vendimit, konfiskimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes, ndërsa administrimi i pasurive do të kryhet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.