Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës...
AKTUALITET

EMRAT/ Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, reagon Policia: U ndaluan 4 persona, në bord asnjë send i paligjshëm

P
Piranjat 3 August 2026, 11:03 · 3 min lexim
EMRAT/ Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, reagon

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen mbrëmjen e djeshme në bregdetin e Himarës, ku nga një jaht në det, përballë Palasës, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së sinjalizimit rreth orës 21:00, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, Komisariati i Policisë Himarë dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë nisën ndjekjen e mjetit lundrues nga deti dhe toka.

Policia bën me dije se në bordin e jahtit dodheshin 4 persona, Leonard Hasa (31 vjeç), Bruno Cela (31 vjeç), Amar Kastrati (49 vjeç) dhe Pashk Gjini (60 vjeç). Po ashtu, Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në jaht dhe ndaj personave në bord, nuk është gjetur asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Hetimet vijojnë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në jaht, ndërsa personat që ndodheshin në bord kanë dhënë deklarimet e tyre. Në vijim priten edhe rezultatet e ekspertimeve që do të përcaktojnë rrethanat e qitjes.

Himarë/ Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:00 është marrë njoftim se, në det, përballë Palasës, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një mjet lundrues, ju informojmë se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë/Stacionit të Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), u vunë në ndjekje të mjetit lundrues nga deti dhe toka, pasi jahti po lëvizte në drejtim të Himarës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në ambientet e jahtit dhe ndaj personave që ndodheshin në bord, ku nuk u konstatua asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Nga grupi hetimor vijuan veprimet e mëtejshme procedurale, duke marrë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe duke kryer ekspertimet për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, verifikimin e informacionit të marrë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.