Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

EMRAT/ Tentuan një atentat ndaj Hysen Mërnicës dhe nënës së tij, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq babë e bir

P
Piranjat23 April 2026, 11:24 · 3 min lexim
EMRAT/ Tentuan një atentat ndaj Hysen Mërnicës dhe

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy shtetas, babë e bir, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Prokuroria njofton se në përfundim të hetimeve janë marrë të pandehur shtetasit Afrim Cimili dhe Ali Cimili, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur rreth nje vit me parë (10 prill 2025) pas një konflikti të mëparshëm mes Ali Cimilit dhe shtetasit Hysen Mërnica. Dy të pandehurit dyshohet se i kanë zënë pritë këtij të fundit, ndërsa ai po lëvizte me motomjet së bashku me nënën e tij, Suzana Mërnica.

Nga provat e administruara rezulton se autorët kanë qëlluar në drejtim të Hysen Mërnicës nëntë herë, ndërsa ishin në lëvizje me dy automjete të ndryshme. Sipas dosjes hetimore, njëri prej tyre drejtonte një automjet tip “Toyota” dhe qëllonte me armë zjarri, ndërsa tjetri, në një automjet tip “Mercedes-Benz”, ka përdorur pistoletë.

NJOFTIMI

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetsit A.C.dhe A.C. (babë e bir) për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.474, rezultoi e provuar se të pandehurit A.C dhe A.C, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis të pandehurit A.C (i biri/djali) dhe viktimës H.M, në drejtimin e dy automjeteve të ndryshme, i kanë zënë pritë viktimës H.M, i cili po lëvizte me një motomjet së bashku me nënën e tij S.M, duke e qëlluar 9 (nëntë) herë gjatë kohës që ishin në lëvizje me automjetet respektive.

Konkretisht, i pandehuri A.C., pak përpara se të ndodhte ngjarja ka qenë së bashku me të atin e tij, të pandehurin A.C. Gjatë kësaj kohe janë shkëmbyer në rrugë me viktimën H.M dhe konstatuar itenerarin e tij të lëvizjes.

Në këto rrethana, dy të pandehurit së bashku kanë përgatitur kushtet për kryerjen e veprës penale dhe kryer atë.

I pandehuri A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Toyota”, ka qëlluar me armën zjarri  kundrejt viktimave, kurse i pandehuri tjetër A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, ka qëlluar me armën tip pistoletë kundrejt viktimave.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.