AKTUALITET

EMRAT/ Trafiku ndërkombëtar i kokainës. Nga i “forti” i Durrësit te ushtarët, këta janë 24 personat e akuzuar. Sekuestro 12 mln euro pasuri

Piranjat Përditësimi i fundit 12 May 2026, 16:22
EMRAT/ Trafiku ndërkombëtar i kokainës. Nga i “forti”

SPAK ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, në kuadër të hetimeve që nisën në vitin 2019.

Sipas hetimeve, grupi kriminal i drejtuar nga Ervis Doçi, operonte nga Shqipëria me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Antimafia të Barit në Itali, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore. Prokuroria thotë se të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal transportoheshin përmes shoferëve të autobusëve ndërkombëtarë, me qëllim shmangien e kontrollit dhe deklarimit të burimit të parave.

Nga provat e administruara rezulton se të pandehurit kanë komunikuar për një periudhë të shkurtër kohe përmes platformës SkyECC.

Të pandehurit janë:

Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, të akuzuar për veprat penale: 

“Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 287/1/a, b dhe ç 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”,  kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi , të akuzuar për veprat penale:

“Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimi

Procedimi penal nr.36/2019 është hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Bari, Itali. Hetimet e përbashkëta zbuluan veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Grupi kriminal operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike transportoheshin me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo për ta bërë të vështirë gjumimin e tyre si edhe për të shmangur detyrimet ligjore apo shlyerjen e taksave që janë detyrim i deklarimit të burimit të tyre.

Nga aktet e administruara në kuadër të procedimit penal nr.36 të vitit 2019 dhe të dhënat hetimore të tyre, rezulton se te pandehurit kanë komunikuar në platformën SkyECC për një periudhe të shkurtër kohe.

Sasitë e lëndës narkotike të sekuestruar:

Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Gravinës, Itali, në datën 26.10.2020;
Sekuestrimi i 23 (njëzetë e tre) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Veneto, Itali, në datën 18.2.2021;
Sekuestrimi i 932 (nëntëqind e tridhjetë e dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Reggio Calabria, Itali, në datën 5.11.2021;
Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Bari, Itali, në datën 07.09.2020;
Sekuestrimi i 400 (katërqind) kg lëndë narkotike e llojit hashash, në Bari, Itali;
Sekuestrimi i 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) kg lëndë narkotike (160 kg e llojit hashash dhe 115 e llojit marijuanë) në Rimini, Itali, në datën 4.12.2020;
Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Perugia, Itali, në datën 25.6.2020;
Sekuestrimi i 5 (pesë) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Perugia, Itali, në datën 24.5.2020;
Sekuestrimi i 8 (tetë) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Bari, Itali, datë 2-5.08.2020;
Sekuestrimi i 2020 (dymijë e njëzet) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Rotterdam, Holandë.
Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar mbi 4 milionë euro në cash.

Gjatë hetimeve paraprake u kryen veprime të mëtejshme hetimore me qëllim verifikimin e pasurive në zotërim të personave nën hetim, burimin e ligjshëm të tyre, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive, që mund të përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale.

Në bazë të akteve të  administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal është regjistruar procedimi pasuror nr. 10/2025 me qëllim verifikimin e pasurive të 52 subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:  

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit E.Z dhe K. J:

Pasuria nr. 29/167, zona kadastrale 8512, volumi 47, faqe 75, truall 282.5 m2 dhe ndërtesë 248 m2 (aktualisht ushtron aktivitet mbi këtë pasuri shoqëria “Marquess”).

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit N.Sh dhe shoqërisë “Majestic Konstruksion sh.p.k.”:

Pasuria nr. 58/383/ND, volum 139, faqe 226, zk 8518, ndërtesë, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N1, volum 139, faqe 227, zk 8518, njësi, 291 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N2, volum 139, faqe 228, zk 8518, njësi, 205 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N3, volum 139, faqe 229, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N4, volum 139, faqe 230, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N5, volum 139, faqe 231, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N6, volum 139, faqe 232, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N7, volum 139, faqe 233, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N8, volum 139, faqe 234, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/ 664 volum 140, faqe 115, zk. 8518 lloji i pasurisë ndërtesë, ndodhur në Plazh/13, Durrës.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit E. D dhe H. D:

Pasuria nr. 24/179-N1, zona kadastrale 8512, volumi 13, faqe 239, sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-N6, zona kadastrale 8512, volumi 35, faqe 143, sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-B3, zona kadastrale 8512, volumi 40, faqe 124, me sipërfaqe 20 m2.

Pasuria nr. 24/634NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 1, me sipërfaqe 70 m2.

Pasuria nr. 24/635NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 2, me sipërfaqe 34 m2.

Pasuria nr. 24/625ND, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 97, me sipërfaqe 29 m2.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit B. D dhe D. D:

Pasuria nr. 29/225, zona kadastrale 8512, volumi 55, faqe 70, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/255, zona kadastrale 8512, volumi 62, faqe 212, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/294, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 82, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/295, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 167, e ndodhur në Durrës, Currila me siperfaqe 867.13 m2 truall dhe ndertesë 300 m2.

Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?