AKTUALITET

EMRAT/ Transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 August 2026, 14:56
EMRAT/ Transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt

Një operacion i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e dy personave, pasi dyshohet se po transportonin mbi 5.2 kilogramë heroinë dhe kokainë drejt Durrësit.

51-vjeçari Mirand Herri dhe 41-vjeçari Luftim Hoxha u kapën në flagrancë në rrugën “Kastriotët”, ndërsa droga u gjet e fshehur në një çantë brenda automjetit me të cilin po lëviznin.

Policia njoftoi se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Fjala e plotë:

Ju falënderoj për praninë tuaj sot, në këtë ditë pushimi, dhe për bashkëpunimin korrekt në interes të informimit të qytetarëve në lidhje me rezultatet e strukturave vendore të Policisë Tiranë.

Siç dhe jeni informuar përditë, strukturat vendore të Policisë Tiranë janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë t’i trafikojnë ato, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për ndjekjen në dinamikë të konflikteve dhe denoncimeve të drejtuara nga qytetarët.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme, falë punës operative të bërë nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Drejtimi”, gjatë të cilit u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për trafikim të drogave të forta, në sasi të konsiderueshme.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Mirand Herri, 51 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
– Luftim Hoxha, 41 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Maminas, Durrës.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u siguruan informacione në rrugë operative se dy shtetas do të transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në zonën e “Treshit”, në afërsi të Nishtulla 3, në drejtim të Durrësit.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u organizua në një kohë shumë të shkurtër dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Drejtimi”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, është konstatuar automjeti tip “Mercedes-Benz”, me dy shtetasit e dyshuar, të cilët po transportonin lëndën narkotike.

Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të automjetit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një çantë, në brendësi të së cilës kishte 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike.

Konkretisht, 4 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, si dhe 3 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 3 kilogramë e 120.6 gramë.

Gjithsej, 5 kilogramë e 244.2 gramë heroinë dhe kokainë.

Menjëherë është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, ku ka rezultuar se këta shtetas do ta transportonin lëndën narkotike në drejtim të Durrësit.

Veprimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe, në këtë kuadër, nuk mund të bëjmë me dije detaje të tjera rreth operacionit.

Ky operacion është në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat vendore të Policisë Tiranë për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku jo më larg se një javë më parë u kapën edhe dy shtetas me 250 gramë kokainë, si dhe gjatë dy javëve të fundit janë finalizuar disa operacione për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri dhe të atyre që qarkullojnë të armatosur, ku ishin të përfshirë edhe shtetas të huaj.

Gjithashtu, nisur nga një rast shumë i mprehtë, për një përplasje me armë të ftohta të rreth 28 të miturve, nga mosha 13 deri në 17 vjeç, falë marrjes në kohë të informacionit, angazhimit maksimal të Komisariatit të Policisë Nr. 6, si dhe të Forcave Operacionale dhe “Shqiponjave” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë e mundur që, për rreth 72 orë verifikime në rrjetet sociale, me anë të strukturave të Hetimit të Krimit Kibernetik në DVP Tiranë dhe informacioneve të shërbimeve në terren, të evidentoheshin dhe të parandalohej një ngjarje me pasoja fatale për jetën e të miturve.

Falënderoj të gjitha shërbimet policore për punën profesionale të bërë për parandalimin e këtij konflikti.

Njëkohësisht, përfitoj nga rasti t’u drejtohem prindërve që të bashkëpunojnë me inspektorët e Policisë në zona, me Patrullat e Përgjithshme që janë në terren, për çdo rast të dyshimtë që konstatojnë te fëmijët, me qëllim ndërhyrjen në kohë për të parandaluar ngjarje me rrezik për jetën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?