AKTUALITET

EMRAT-U arrestuan në gjumë/ Kush janë trafikantët shqiptarë të kokainës që u kapën me më shumë se gjysmë milionë paund drogë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 May 2026, 21:53
EMRAT-U arrestuan në gjumë/ Kush janë trafikantët

Dy anëtarë të një bande të krimit të organizuar janë burgosur pasi policia bastisi tre adresa në Basildon dhe gjeti drogë me vlerë më shumë se gjysmë milioni paund. Policia e Essex-it ekzekutoi urdhërkontrolle në Ardleigh, The Vale dhe Cherrydown East në dhjetor, duke sekuestruar disa kilogramë kokaine të trafikuar nga një grup shqiptar.

Dy burra – Flavio Hykaj nga Shqipëria dhe Pedro Barros nga Brazili – u dënuan të hënën (11 maj) në Gjykatën e Basildon Crown për përfshirjen e tyre. Një person i tretë – shqiptari Albert Doci – duhej të dënohej gjithashtu, por çështja e tij u shty pasi avokati i tij u ndje keq.

Policia e Essex-it nisi hetimet ndaj grupit kriminal pasi arrestoi dikë në një çështje tjetër dhe në telefonin e tij gjeti një mesazhe masive marketingu për shitje droge.

Numri i telefonit, që dukej se promovonte shitjen e kokainës, ishte ruajtur me emrin “Dalbanians”. Një hetim, i quajtur “Operation Charlie”, u ngrit për të hetuar këtë numër telefoni, i cili u gjurmua deri në Shqipëri. Por në mesazhet që u dërgonte përdoruesve të drogës, u tregonte se cilën makinë duhej të kërkonin për të marrë drogën. Kamerat automatike të leximit të targave (ANPR) u përdorën për të gjurmuar lëvizjet e makinës, duke zbuluar adresa dhe automjete të tjera të lidhura me operacionin e paligjshëm.

Grupi trafikonte kokainë në të gjithë Basildon dhe Castle Point – veçanërisht në Canvey Island. Një anëtar u lidh përfundimisht me Trafford House, blloku i apartamenteve pranë stacionit të trenit në Basildon, ndërsa një tjetër merrte vazhdimisht taksi drejt një prone në Ardleigh, në Lee Chapel South. Një tjetër u lidh me një banesë në The Vale në Vange. Policia e Essex-it bastisi të tre adresat më 17 dhjetor.

Në Ardleigh, ata zbuluan atë që prokurori Meyrick Williams e quajti “shtëpia-magazinë”. Aty u gjetën 19,800 paund cash, shtatë pako kokaine me peshë rreth 1.24 kg secili, si dhe rreth 200 doza kokaine gati për shitje. Në total, droga dhe paratë kishin një vlerë gati 600 mijë paund.

Ndërsa policia po kontrollonte adresën në Ardleigh, një nga korrierët e grupit mbërriti me makinë dhe u ndalua nga policia. Ai ishte Pedro Barros, një 19-vjeçar brazilian që ndodhej në Britani me vizë turistike gjashtëmujore. Brenda automjetit u gjetën 12 qese kokaine. Oficerët që bastisën Trafford House gjetën 22-vjeçarin shqiptar Flavio Hykaj duke fjetur në dhomën e gjumit.

Edhe aty kishte “një sasi të konsiderueshme kokaine”, tha zoti Williams – 90 doza gati për shitje, plus dy pako të kompresuara. Disa prej tyre ishin në pamje të hapur në dhomë, ndërsa të tjerat në dollapë bashkë me sendet personale të Hykajt.

Policia gjeti gjithashtu 1,800 paund cash të mbështjella me të njëjtat shirita shumëngjyrësh që u përdorën edhe në Ardleigh. Bastisja në adresën në “The Vale” zbuloi 38-vjeçarin shqiptar Albert Doci duke fjetur brenda. Policia gjeti 2,000 paund cash me të njëjtat shirita shumëngjyrësh, tre qese të vogla me pluhur të bardhë dhe qese plastike të ngjashme me ato që përdoreshin për paketimin e drogës në Ardleigh.

Barros dhe Hykaj pranuan faktet gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Barros tha se punonte për Docin, duke marrë drogë prej tij dhe duke i kthyer paratë, por pretendoi se kishte pak kohë që merrej me këtë dhe ndonjëherë nuk paguhej fare. Hykaj tha se ishte deportuar nga Britania në tetor, por më pas ishte trafikuar sërish në mënyrë të paligjshme dhe ishte detyruar të punonte për grupin. Gjykatësi John Bristow e dënoi Hykajn me tre vite burg, ndërsa Barros me një vit e nëntë muaj burg. Çështja e Docit u shty për një datë që ende nuk është përcaktuar. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 12 May16:44

“Rritje” pa mirëqenie

Në letër, Shqipëria duket më e pasur se kurrë. Të ardhurat për frymë janë rritur me ritme të shpejta, vendi ka...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?