Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

EMRAT/ U kapën me drogë në Itali, gjykata vendos për dy kushërinjtë shqiptarë

P
Piranjat 7 April 2026, 21:22 · 2 min lexim
EMRAT/ U kapën me drogë në Itali, gjykata vendos për dy

Dy kushërinj shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar drejt Italisë me viza turistike, janë përballur me drejtësinë pas arrestimit për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.

Bëhet fjalë për Olgert Prengën, 29 vjeç, me precedent penal, dhe Klisman Ndojn, 25 vjeç, pa precedent, të cilët u ndaluan nga policia në zonën e Aymavilles, në rajonin e Valle d’Aosta. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari i hetimeve paraprake vendosi masa sigurie alternative ndaj tyre.

Konkretisht, Prenga është lënë në arrest shtëpiak brenda rajonit të Valle d’Aosta, ndërsa Ndoj është ndaluar të qëndrojë në të gjitha komunat e këtij rajoni.

Dy të rinjtë kishin marrë me qira një apartament në një shtëpi pushimi, por sjellja e tyre kishte ngjallur dyshime tek banorët vendas, të cilët kishin raportuar për lëvizje të pazakonta dhe frekuentim nga persona të panjohur. Pas këtyre sinjalizimeve, policia kishte nisur vëzhgimin e tyre për disa ditë.

Gjatë kontrollit në një banesë ferme pranë zonës, ku ata ishin parë duke hyrë e dalë disa herë, u zbulua një kavanoz me kokainë. Ndërkohë, në apartamentin e marrë me qira u sekuestruan rreth 5 mijë euro cash, peshore precize si dhe rreth 15 gramë lëndë narkotike, përfshirë hashash dhe kokainë.

Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, Ndoj zgjodhi të mos japë deklarime, ndërsa Prenga pretendoi se drogën e kishte blerë për përdorim personal. Gjykata vlerësoi se ekziston rrezik për përsëritje të veprës penale, por i konsideroi të mjaftueshme masat alternative ndaj paraburgimit, ndonëse prokuroria kishte kërkuar mbajtjen e tyre në burgun e Brissogne.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.