EMRAT+ VIDEO/ Do të kryenin vrasje, kush janë "killerat" që u kapën në Sarandë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, kanë finalizuar operacionin e koduar “Silenciatori”. Falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndërhyrjes në kohë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.
Në fshatin Gjashtë, pranë një lokali dhe në një zonë pa ndriçim, u kapën në flagrancë dy shtetas, të cilët kishin nxjerrë nga automjeti armë zjarri dhe qëndronin në pritë. Bëhet fjalë për:
Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë;
Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë të njëjtit operacion u arrestuan edhe tre shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”:
Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë;
Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë;
Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë.
Sipas veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se të pesë shtetasit kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja u kapën në momentin kur po nxirrnin nga automjeti dy pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.
Nga operacioni u sekuestruan:
2 armë zjarri (pistoleta);
municion luftarak;
1 silenciator;
2 automjete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Francës për ekstradimin e Ermal Beqirit

KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët

Parandalohet një ngjarje kriminale/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion

Dosja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

U kap duke pilotuar një avion privat mbi central bërthamor, Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit





