EMRAT/ Vranë djalin e tyre 3 muajsh, dënohet çifti shqiptar! Detaje nga krimi makabër në Britaninë e Madhe

Një ngjarje tronditëse që përfshin një shtetas shqiptar ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Klevi Pirjani, 37 vjeç, është dënuar me 19 vite burg pasi u shpall fajtor për vrasjen e djalit të tij vetëm 3 muajsh. Bashkëshortja e tij, Nivalda Santos Pirjani, 35 vjeç, u dënua me 15 vite e 3 muaj.
Ngjarja ndodhi në nëntor 2024 në Liverpool, ku foshnja, Miguel Pirjani, u gjet pa ndjenja në banesë. Prindërit pretenduan se ai kishte ndaluar së marri frymë, por hetimet zbuluan një realitet shumë më të rëndë. BBC citon mjekët, sipas të cilëve, fëmija kishte frakturë në kafkë dhe dhjetëra dëmtime të tjera në trup, të shkaktuara në mënyrë të përsëritur gjatë javëve para vdekjes. Prokuroria theksoi se foshnja ishte plotësisht në varësi të prindërve, por ata jo vetëm që nuk e mbrojtën, por u bënë përgjegjës për vdekjen e tij.
Edhe policia e cilësoi rastin si një nga më tronditësit, duke theksuar se ndaj një foshnjeje të pambrojtur ishte ushtruar dhunë ekstreme pa asnjë shpjegim nga prindërit.
Ngjarja
Klevi Pirjani është dënuar nga Gjykata e Kurorës në Liverpul me 19 vjet burg, ndërsa Nivalda Santos Pirjani është burgosur me 15 vjet e tre muaj. Detektivja Holly Chance, nga Policia e Merseyside, tha se familja Pirjani nuk shpjegoi kurrë pse foshnjës së pambrojtur i ishin shkaktuar lëndime të tilla të tmerrshme.
"Foshnja Miguel duhet të kishte ndjerë dashuri dhe përzemërsi nga prindërit e tij, por në vend të kësaj, në atë jetë të shkurtër, atij i është shkaktuar dhimbja më e keqe e mundshme që mund të imagjinojmë ndonjëherë", tha ajo.
"Ky ishte një rast tragjik dhe jashtëzakonisht shqetësues për mua dhe ekipin tim për ta hetuar. Jeta e foshnjës Miguel u ndërpre në mes nga duart e prindërve të tij, të cilët duhej ta edukonin dhe ta mbronin. Shpresojmë që ky dënim të ofrojë njëfarë ndjenje drejtësie për familjen e gjerë të Miguelit, të cilët nuk do të jenë në gjendje ta shohin atë të rritet, dhe mendimet tona mbeten me ta"./Piranjat news nga BBC
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ PD përjashton dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

"Ky prokuror pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Kërkon aktet, Veliaj debat me Olsi Dadon

Burri vrau gruan dhe më pas veten, pamje nga vendngjarja e krimit makabër në Roskovec!

Aksident në Fier, përplasen dy automjete, dy të plagosur

Shtyhet seanca e Veliajt/ GJKKO pranon të legjitimojë Plarent Ndrecën si avokat të kryebashkiakut





