EMRAT/ Zhduken 4 të rinj shqiptarë në Britani

Shërbimet sociale në Angli i kanë kërkuar ndihmë publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë të kategorizuar si të “zhdukur”.
Sipas të dhënave të publikuara nga organizata “Missing People” (“Njerëz të Humbur”), njëri prej tyre kërkohet që prej vitit 2018.
Ai është Bledar Ismailaj në kohën e “zhdukjes” ishte 17 vjeç dhe jetonte në zonën e Kings Lynn, Norfolk.
Ervis Ndreca 17 vjeç është një tjetër i ri që kërkohet pasi është larguar nga shërbimet sociale në Hove, East Sussex prej datës 14/07/2022
Nga zona Sussex është shpallur si i “zhdukur” Akil Dervishi edhe ky i moshës 17 vjeç i parë për herë të fundit në 04/05/2022.
Sikurse kërkohet ndihma e publikun në gjetjen e Denis Haliaj 17 vjeç i cili pasi kishte mbërritur në Angli ishte akomoduar në Manchester. Kontakti i fundit me Denisin ishte në 15/08/2021.
Sipas një raporti të BBC të dhjetorit 2022 “deri në 20 për qind e fëmijëve emigrantë shqiptarë që u vendosën pranë një këshilli lokal në Angli në vitin 2022 janë klasifikuar si të zhdukur.
Këshilli rajonal i Kentit pranoi 197 fëmijë emigrantë shqiptarë të pashoqëruar deri më 31 tetor 2022, por shifrat tregojnë se 39 prej tyre janë zhdukur.
Raportet e medias britanike theksojnë se këta fëmijë të konsideruar si të zhdukur janë në risk ekstrem për t’u bërë viktimë e trafikimit njerëzor, skllavërisë moderne, shfrytëzimit për punë në ndërtim ose lavazhe makinash, si dhe shfrytëzimit kriminal në ferma kanabisi ose në rrjetet e shpërndarjes së drogës (“county lines”).
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident rrugor në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, plagosen nënë e bir

Pronari qëlloi për vdekje me armë shqiptarin, fqinji: Bëri gjënë e duhur!

EMRI/ Ishte duke peshkuar në lumin Drin, humb jetën 31-vjeçari. Policia sqaron ngjarjen

U përfshi nga flakët, shkrumbohet “Toyota Auris” pranë kthesës së Picarit

Gjimnazistët shqiptarë rrahin barbarisht bashkëmoshatarin dhe pamjet i publikojnë në TikTok





