EMRI/ 13-vjeçari në Tiranë shkon në banesën e të njohurit dhe përjeton makthin, 31-vjeçari arrestohet pas denoncimit

Një 13-vjeçar ka përjetuar momente të vështira në Tiranë, pasi dyshohet se është mbajtur kundër dëshirës së tij në një banesë nga një person i rritur.
Për ngjarjen është ndaluar një 31-vjeçar, i cili akuzohet për mbajtje të paligjshme të të miturit dhe ngacmim seksual.
Ngjarja është regjistruar në zonën e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ndërsa denoncimi është bërë më 24 korrik në Komisariatin e Policisë nr. 4.
Sipas të dhënave paraprake, 13-vjeçari ishte thirrur në banesën e një 31-vjeçari, me të cilin mësohet se kishte njohje.
Situata dyshohet se është përshkallëzuar kur i mituri ka kërkuar të largohet, por është penguar nga personi që ndodhej në banesë.
Pas largimit, 13-vjeçari ka treguar ngjarjen te prindërit, të cilët kanë kërkuar menjëherë ndihmën e policisë. Pas verifikimeve, efektivët kanë arrestuar shtetasin J. Alla.
Sipas burimeve hetimore, policia dyshon se i mituri është mbajtur për disa orë pa dëshirën e tij në banesën e 31-vjeçarit, më 23 korrik. I mituri ka dhënë dëshmi në prani të psikologut, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
31-vjeçari përballet me akuzat për “Ngacmim seksual” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai ka mohuar përfshirjen dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Sipas të dhënave të bëra publike, personi i arrestuar rezulton me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Autoritetet po vijojnë procedurat hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri në Finiq del jashtë kontrollit, rrezikohen banesat në Mesopotam dhe Kostar

FOTO/ Ky është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos, baba i tre fëmijëve

Zjarr i madh në Ballsh, digjen dy banesa, rrezikohen edhe të tjera

Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec

VIDEO/ Banorët e fshatit Rrodokal në Pogradec riparojnë në mënyrë vullnetare rrugën e degraduar





