Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
AKTUALITET

EMRI/ 33-vjeçari nga Vlora humb jetën tragjikisht në Itali, dyshohet se u mbyt në lumë

P
Piranjat10 July 2026, 16:29 · 2 min lexim
EMRI/ 33-vjeçari nga Vlora humb jetën tragjikisht në Itali,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Colle di Val d’Elsa në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht 33-vjeçari shqiptar Xhovalin Musaraj. I riu u zhduk pasditen e së dielës, më 5 korrik, pasi u hodh për t’u larë në lumin Elsa, por nuk arriti të dilte më në sipërfaqe. Ngjarja ndodhi në zonën mes Gore Rotte dhe urës së Spugnës, një pikë e frekuentuar nga qytetarët gjatë ditëve të nxehta të verës, ku thellësia e ujit arrin rreth 2.5 metra.

Sipas mediave italiane, Musaraj ishte së bashku me disa të afërm në momentin kur u fut në ujë. Kur familjarët vunë re se ai nuk po dilte më në sipërfaqe, u dha menjëherë alarmi dhe nisi operacioni i kërkim-shpëtimit. Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës 118, zhytësit e Livornos të transportuar me helikopterin “Drago 127” nga reparti i fluturimit në Arezzo, si dhe karabinierët e Poggibonsit.

Për disa orë, ekipet e kërkimit kontrolluan lumin në përpjekje për ta gjetur të riun. Shpresa u shua rreth orës 19:00, kur zhytësit gjetën trupin e 33-vjeçarit pa shenja jete. Ende nuk janë të qarta shkaqet e vdekjes. Dyshimet paraprake lidhen me një problem të papritur shëndetësor, një ndryshim të fortë temperature mes ujit dhe ajrit, ose me një vorbull nënujore që mund ta ketë tërhequr.

Sipas raportimeve, nuk është parashikuar për momentin kryerja e autopsisë, ndërsa pritet të mjaftojë ekzaminimi i jashtëm i trupit.

Vdekja e shqiptarit ka lënë në dhimbje familjarët dhe komunitetin lokal. Familja Musaraj është në gjendje të rënduar pas humbjes së 33-vjeçarit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.