EMRI/ Aksioni ndaj Call Centerave në kullat luksoze në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar, David Prendi, ka rënë në prangat e policisë, pas një urdhri ndalimi të lëshuar nga SPAK, pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të “Call Center-ave”.
David Prendi është i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Arrestimi i tij lidhet me hetimet për call centerin e zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në ambientet e “Atti Tower”, ku dyshohet se kryheshin aktivitete të paligjshme përmes mashtrimeve online.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike: vunë në pranga shtetasin D. P., 28 vjeç, pasi ndaj tij është nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, njofton policia.
Në janar të këtij viti u godit një rrjet call centerash është goditur në Tiranë, pas një operacioni të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.
David Prendi dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Vrasja e Miklovan Dakajt në Spanjë, momenti i arrestimit të tre autorëve

Hapet tenderi i paracaktuar 2.1 milionë euro - A do vazhdojë kompania “Fusha” të pastrojë resortet e oligarkëve me paratë e shqiptarëve?...

Automjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin Milot–Rrëshen

Zjarri përfshin tregun e fruta-perimeve në Durrës

Tubimi i PD-së, ky është spraj me piper i përdorur nga efektivët për të shpërndarë protestuesit

Dy të rinj me monopatinë përplasin këmbësorin: A nuk shikon o idiot?

Kopshtari shqiptar vret me çengel ish-gruan dhe partnerin e saj! Pas krimit të dyfishtë hidhet nga kulla dhe vetëflijohet!

Aksident, makina del nga rruga dhe përmbyset





