EMRI/ Bazë armësh në Fier, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 38-vjeçarin

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për 38-vjeçarin Milasim Ramaj, të cilit iu gjet bazë kriminale në Fier me arsenal armësh me automatikë dhe mjete luftarake me silenciator.
Prokuroria dërgon në gjyq Milasim Ramaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1586, të vitit 2025, rezultoi se, i pandehuri, gjatë kohës që ishte në drejtimin e automjetit mbante 1 armë zjarri tip pistoletë, së bashku me 50 fishekë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente të përdorura prej tij, u sekuestruan po ashtu 12 armë të tjera zjarri, përkatësisht 10 automatikë model 56, 1 armë automatike e tipit “Skorpion” dhe 1 pistoletë, të gjitha në gjendje funksionale sipas ekspertimit teknik-balistik.
Gjithashtu, janë sekuestruan 465 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 14 krehëra armësh për automatikë, pushkë dhe pistoleta, si dhe 2 pajisje për zbutjen e zhurmës së armëve (“silenciatorë”).
Në bazë të akteve të ekspertimit teknik-balistik, të gjitha armët dhe municionet e sekuestruara rezultuan në gjendje të rregullt teknike dhe të afta për qitje. Hetimet evidentuan gjithashtu të dhëna që krijojnë dyshime se një pjesë e armëve mbahej me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme, faktet këto që janë objekt hetimi në një procedim penal të ndarë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Krim brenda familjes në Shkodër, burri vret gruan, në pranga autori

U prangos për sulmin e Komisariatit nr.3, lirohet protestuesi 33-vjeçar

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit

Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin

Nga bashkëjetesa në një çati me vjehrrën, te puna e ish-bashkëshortes/ Burri rrëfen historinë e vështirë të divorcit: I thanë fëmijës do ...





