Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

EMRI/ Dështoi në grabitjen e një argjendarie në Itali, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

P
Piranjat 2 April 2026, 11:16 · 3 min lexim
EMRI/ Dështoi në grabitjen e një argjendarie në Itali,

Një tentativë grabitjeje në një argjendari në rrugën “via degli Artieri”, shumë pranë “Piazza Maggiore”, është neutralizuar falë reagimit të shpejtë të pronarit të dyqanit, ndërsa vetëm katër orë më vonë policia arriti të identifikojë dhe ndalojë autorin e dyshuar.

Sipas mediave italiane, një 50-vjeçar hyri në ambientet e argjendarisë i armatosur me një pistoletë të vërtetë, duke shkaktuar panik te të pranishmit dhe duke tentuar të kryejë grabitjen. Por situata mori një kthesë të papritur, pasi vetë argjendari reagoi me guxim, arriti ta çarmatosë autorin dhe ta detyrojë të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, por grabitësi ishte arratisur. Në dyqan ndodhej pronari, i cili dha dëshminë e tij për ngjarjen, duke ndihmuar në rindërtimin e dinamikës së tentativës për grabitje.

Hetuesit e Skuadrës Mobile, pas analizimit të kujdesshëm të pamjeve të kamerave të sigurisë së dyqanit, arritën në përfundimin se autori mund të ishte një person i njohur për ta, për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Pas punës intensive hetimore, brenda pak orësh policia arriti të identifikojë dhe lokalizojë të dyshuarin në zonën Pilastro, konkretisht në rrugën “via Pirandello”. Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Mustafaj Oert, 50 vjeç, i njohur për forcat e rendit dhe me disa precedentë penalë, kryesisht në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në “CV” e tij penale spikat një dënim për tentativë vrasjeje në vitin 2013, sërish me përdorim arme zjarri. Në nëntor të atij viti, ai hyri në një pikë bastesh “Punto Snai” në zonën San Donato dhe qëlloi me armë zjarri ndaj një baristi 41-vjeçar, duke e plagosur me dy plumba. Edhe në atë rast ai u lokalizua dhe u arrestua nga efektivët e Skuadrës Mobile.

Pas identifikimit, policia kreu një kontroll në banesën e 50-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi një sërë provash që e lidhin atë me tentativën për grabitje. Konkretisht, u gjetën rrobat që përputheshin me ato të përdorura gjatë ngjarjes, përfshirë syze, xhaketë, këpucë dhe një çantë krahu.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjet edhe një fishek i kalibrit 22, i cili rezulton i përputhshëm me armën e përdorur nga autori gjatë tentativës për grabitje në argjendari.

Duke marrë në konsideratë provat e mbledhura, si dhe rrezikun e mundshëm të arratisjes – për shkak se i dyshuari nuk kishte lidhje të qëndrueshme pune apo familjare në zonën ku ndodhej – Skuadra Mobile vendosi ndalimin e tij.

Aktualisht, 50-vjeçari ndodhet në burg dhe është vënë në dispozicion të Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e përgjegjësive të tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.