Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

EMRI- E rëndë në Librazhd/ Gurët e shkëputur nga mali godasin Benzin, vdes 42-vjeçari

P
Piranjat 4 July 2026, 08:11 · 1 min lexim
EMRI- E rëndë në Librazhd/ Gurët e shkëputur nga mali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte u godit nga një gur i shkëputur nga mali.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 22:30, në fshatin Hotolisht, dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi Arjan Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Si pasojë e goditjes, 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti i dëmtuar rëndë është dashur ndërhyrja e punonjësve të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë përdorur mjete prerëse për të çarë kabinën  e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.