AKTUALITET
EMRI/ E rëndë në Suedi, vritet me armë zjarri i riu shqiptar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Genti Maksutaj, shqiptar i Kosovës dhe dyshohet të jetë vrarë gabimisht.
Dyshohet se Maksutaj ishte kalimtar i rastit në momentin kur një përplasje mes grupeve kriminale ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, babai i viktimës ka shkruar një meszh prekës.
“U prehsh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë”, shkroi ai.
Autoritetet suedeze po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Sërish ndryshime, Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit

Zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi mbulon autostradën Durrës–Tiranë

Tritol makinës në Shkodër, detajet e policisë

Shfrytëzonin një grua për prostitucion, Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim tre persona

Nisin sot regjistrimet online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta, afat deri më 31 korrik

SPAK: 2 milionë euro nga trafiku i kokainës hynë përmes Portit të Vlorës dhe u transferuan në Tiranë

Banorët e Nikaj-Mërturit ngrihen në protestë: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e lumit

Shqipëria mes vendeve kryesore të tranzitit të heroinës në Europë





