Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

EMRI-FOTO/ Porositi armë në SHBA për t’i shitur në Angli, ja me sa vite burg dënohet 19-vjeçari shqiptar

P
Piranjat30 March 2026, 19:20 · 2 min lexim
EMRI-FOTO/ Porositi armë në SHBA për t’i shitur në

Një 19-vjeçar shqiptar në Britani është dënuar me 6 vite e 3 muaj burg, pasi tentoi të importonte një armë zjarri nga SHBA.

Henri Nikolli nga Hertfordshire porositi në mars të vitit të shkuar, te një kompani amerikane, një “paketë trajnimi për qen.” Paketa u ndalua nga Siguria Kombëtare dhe në të ndodhej një pistoletë e municione.

Nikolli u arrestua më 10 prill 2025 jashtë një shtëpie.

Në banesën e tij u gjetën tri armë të vjetra të modifikuara. Aftësia e tij për të prodhuar ose përshtatur armë e municione u vu re edhe te sendet e tjera të sekuestruara.

EMRI-FOTO/ Porositi armë në SHBA për t’i shitur në

Në shtëpi u zbulua gjithashtu një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, përfshirë një tendë të madhe dhe mbetje të bimëve të kultivuara. Qese të vogla për shitje dhe një peshore tregonin se si peshohej produkti, ndërsa disa qese me kanabis bimor u gjetën në frigoriferi, si dhe fara kanabisi, raporton BBC.

Shtëpia dhe makina e Nikollit u kontrolluan më vonë, ku oficerët gjetën më shumë municione, thika, telefona dhe disa karta SIM. Ndër sendet e sekuestruara ishte edhe një fletore që përshkruante artikujt, mjetet e nevojshme për prodhimin ose përshtatjen e armëve dhe municioneve si dhe video ku testonte armët në ambiente publike.

Nikolli pranoi fajësinë për disa akuza në janar 2026 në një gjykatë në St Albans.

Autoritetet britanike deklaruan se dënimi i tij është një goditje ndaj krimit të organizuar dhe një mesazh i qartë për këdo që përfshihet në trafik armësh dhe drogë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.