EMRAT-VIDEO/ Nënë e bir furnizonin me armë grupet kriminale, arrestohet gruaja

Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.
Sekuestrohen 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Shpallet në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë vihet në pranga një 66-vjeçare, nënë e bir.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.
Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Oltjan Qershori, u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja Mejte Hoxha, 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen 3 persona, mes tyre dy fëmijë

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa ulet nafta

VIDEO-EMRI/ Qëlloi me armë për të vrarë një person, momenti i arrestimit të 55-vjeçarit në pyll

Vdekja e Igli Gjocajt te "Orange Club", administratori: Ishte mik me pronarin, erdhi të jepte mendim për lyerjen!

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro/ SPAK kërkesë GJKKO për pushimin e çështjes ndaj, Jonaid Myzyri





