EMRI/ I dënuar me 14 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Në pranga ka rënë Kastriot Dyrmishi alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Dyrmishi është dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, Itali, me 14 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Sipas policisë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 12 vite, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.
“Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin e koduar “Wanted 37”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen nr. 17/1, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, banues në Durrës.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Firenze, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.”– njofton policia.
Lexo edhe
AKTUALITETKultivonte drogë në parcelë, arrestohet 62-vjeçari

I ndërroi jetë e ëma, Policia nuk merr përsipër sigurinë e Ardian Çapjas për të marrë pjesë në varrim

Tentativat për të vrarë Denis Bajrin, ja thika që u gjet brenda burgut të Fierit

"Më qëlluan në këmbë me armë teksa po ecja në rrugë" - 28-vjeçari "habit" Policinë

Merr fund tmerri: Zjarret në Mallakastër dhe Krujë drejt shuarjes





