EMRI/ I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar i dënuar me 4 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike dhe që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Divjakë.
Në pranga ka rënë shtetasi Danjel Skënderi, i cili është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Policia thotë se nga ky dënim, 33-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.
Njoftimi i policisë:
Kapet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:
Danjel Skënderi 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.
Lexo edhe
AKTUALITET
Hetimet/ Erion Veliaj kërkon pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados, Gjykata Administrative do të shqyrtojë sot padinë

Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 milionë euro; për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 36 milionë euro

U rrëmbye nga Sigurimi tek universiteti dhe u pushkatua pa gjyq, historia e Galip Hatibit! Dëshmitë që zbardhin vrasjen

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat sot

Kriza mbërrin deri te domatja, çmimi i kalon 400 lekë për kilogramë! Çfarë po ndodh me tregun shqiptar





