EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje, arrestohet në Tiranë 51-vjeçari

Policia e Shtetit ka njoftuar se është finalizuar faza e 90-të e operacionit të koduar “Operacionalja”. Në kuadër të këtij aksioni, në Tiranë u arrestua 51-vjeçari Ylli Misku, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas autoriteteve, Misku ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg. Ai rezulton i dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij.
51-vjeçari është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Itali, ndërsa vijojnë procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane.
Lexo edhe
AKTUALITET
Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit, imzot Joani: Falja e shkatërron të keqen

Vlorë/ Shpërndanin kokainë e kanabis te adoleshentët, në pranga një 17-vjeçar, procedohet i mituri

Ivanka Trump sërish në Vlorë, sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? 'Hidhini një sy' këmbimit valutor

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Vuan nga skleroza, a e ka parë dikush gjysh Jusufin?

VIDEO/ Përplasen tre automjete në aksin rrugor Korçë-Bilisht, një i plagosur





