EMRI/ ‘Isha nën efektin e kokainës’, kush është ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Francën

Një shtetas shqiptar është dënuar me katër vite burg nga gjykata në Francë, pasi u shpall fajtor për një seri vjedhjesh në banesa.
Angjelin Nokaj, 39 vjeç, akuzohej për vjedhje me thyerje në biznese, dyqane duhani, farmaci dhe banesa private, duke shkaktuar dëme prej dhjetëra mijëra eurosh.
Ai do të deportohet brenda pak muajsh nëse aplikon për lirim me kusht.
Sipas medieve franceze, i pandehuri u gjykua për të paktën 72 raste vjedhjesh me thyerje, të kryera në zona të ndryshme, ku synoheshin kryesisht banesa private dhe sende me vlerë.
Hetimet zbuluan se ai kishte marrë pjesë në një aktivitet të organizuar kriminal, duke realizuar disa grabitje në një periudhë të caktuar kohore.
Gjatë procesit gjyqësor, i akuzuari deklaroi se në momentin e kryerjes së vjedhjeve kishte qenë nën ndikimin e kokainës, duke u përpjekur ta paraqesë këtë si një rrethanë që ndikoi në veprimet e tij.
Megjithatë, prokuroria paraqiti provat që e lidhnin me vendet e vjedhjeve, ndërsa gjykata e konsideroi përgjegjës për veprat penale.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi dënimin me katër vite burg të mbyllur, duke theksuar seriozitetin e veprave dhe nevojën për të frenuar vjedhjet dhe aktivitetet kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
FOTO/ Grabitën 300 mijë euro nga bankomatet me kamion-vinç, kërkohen 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

Vdekja e të paraburgosurit, KShH ngre alarmin për mungesën e kujdesit shëndetësor në qeli

Situatë komike/ Polici rrugor shtyn me këmbë makinën e prishur në autostradën Tiranë-Durrës

“Kryeministri del e thotë se kanë falsifikuar letrat”, banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na plaçkitni...

Përfshihet nga flakët një makinë në Kolonjë, shoferi: Isha ne teqe duke ndezur një qiri kur ndodhi ngjarja





