EMRI/ Ishte duke peshkuar në lumin Drin, humb jetën 31-vjeçari. Policia sqaron ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, në ujërat e lumit Setë. Një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte. Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Trupi i 31-vjeçarit është transportuar në morg, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje.
Njoftimi:
Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Lexo edhe
AKTUALITET
U përfshi nga flakët, shkrumbohet “Toyota Auris” pranë kthesës së Picarit

Gjimnazistët shqiptarë rrahin barbarisht bashkëmoshatarin dhe pamjet i publikojnë në TikTok

Itali, 25-vjeçari shqiptar vritet nga pronari i banesës

E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

Moody’s paralajmëron Shqipërinë: Çmimet e banesave në rritje rrezikojnë stabilitetin financiar





