EMRI/ Me kokainë gati për shitje, 22-vjeçari në Durrës arrestohet në flagrancë

Një 22-vjeçar i identifikuar si Gerin Roko, është arrestuar në Durrës, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në qytet.
Sipas të dhënave, ai ishte identifikuar më herët si person i përfshirë në shpërndarjen e drogës, çka çoi në organizimin e ndërhyrjes për kapjen e tij në flagrancë.
Gjatë kontrollit fizik në lagjen nr. 17, në çantën e tij u gjet një sasi kokaine. Kontrollet vijuan edhe në banesë, ku u zbulua një tjetër sasi e së njëjtës lëndë.
Në total u sekuestruan rreth 188.5 gramë kokainë, e dyshuar se do të shpërndahej në qytet.
Në kuadër të operacionit u procedua penalisht edhe një 21-vjeçar me inicialet L. Gj., i cili ndodhej me të arrestuarin.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet një thikë, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse persona të tjerë janë të përfshirë në këtë aktivitet, ndërsa materialet i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Denoncimi/ Nuk plotëson kriteret, emërimi i dyshimtë i drejtorit të MZSH-së në Mallakastër

“Sheqer” në motorin e makinës së ambasadorit/ Përplasja mes shoferëve alarmoi Ambasadën e Katarit në Tiranë

Lushnjë, makina përplas të riun me biçikletë në rrethrrotullim

FOTO- Vëllai gjeti të vrarë motrën/ Detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve. Çfarë shkruante Drita në rrjetet sociale





