Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

EMRI/ Pengoi ekstradimin e një personi drejt Gjermanisë, arrestohet specialisti i Krimeve në Dibër

P
Piranjat16 July 2026, 18:53 · 1 min lexim
EMRI/ Pengoi ekstradimin e një personi drejt Gjermanisë, arrestohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit në Dibër, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pranga ka rënë Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër.

Sipas AMP-së, nga hetimet ka rezultuar se efektivi dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në lidhje me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ishte në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë kompetente, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.