Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

EMRI/ Plagosi me thikë kushëririn pas një sherri, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë

P
Piranjat25 July 2026, 11:33 · 1 min lexim
EMRI/ Plagosi me thikë kushëririn pas një sherri, arrestohet

Një konflikt mes dy kushërinjve në Lushnjë ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 71-vjeçari, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia pak pas ngjarjes.

Sipas Policisë, në pranga është vënë Izet Ymeri  60 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar u kap dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa u sekuestrua edhe thika e përdorur gjatë ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.