EMRI/ Po stërvitej, një 33 vjeçar bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e urës së Vashës në Klos, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Viktima është identifikuar si Erkin Lika, i cili dyshohet se është mbytur pasditen e djeshme teksa po kryente aktivitete ngjitjeje me litar në atë zonë.
Sipas të dhënave paraprake, i riu dyshohet se është rrëzuar gjatë ushtrimit të sportit dhe ka rënë në një gropë thithëse në rrjedhën e lumit Mat. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta kërkimore-shpëtuese, përfshirë edhe palombarët e RENEA-s.
Pavarësisht përpjekjeve intensive të forcave të ndërhyrjes gjatë natës dhe orëve të fundit, nxjerrja e trupit të pajetë të 33-vjeçarit nga ujërat e lumit nuk është bërë ende e mundur për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë, autoritetet vijojnë operacionin e kërkimit për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimës.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Qytetari denoncon gjendjen alarmante të mbeturinave në lagjen “Banesa” të Elbasanit

Koncerti i Kanye West/ Reagon rrjeti investigativ OCCRP: Financimi i koncertit të Kanye West, mjet për të mbuluar protestat në Tiranë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd/ Një grua mbeti e bllokuar në automjet

Taksa e pronës/ Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet! Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

Kushte atmosferike të qëndrueshme, ja parashikimi motit për sot

U qëllua me armë zjarri teksa po hynte në shtëpi, identifikohet 50-vjeçari në Vorë





