Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

EMRI/ Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, arrestohet 26-vjeçari

P
Piranjat28 March 2026, 12:10 · 2 min lexim
EMRI/ Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, arrestohet

Një 26-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi kishte mashtruar mbi 35 biznese duke u prezantuar si zyrtar i shtetit. I riu i identifikuar si Luçiano Mahilaj u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një person në Sarandë.

Mahilaj u prezantohej biznesmenëve në qytete të ndryshme si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

“Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi i cili mashtronte bizneset dhe subjektet tregtare duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “The End”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në qytetin e Sarandës, duke marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi L. M., ka mashtruar, me qëllim përvetësimin e shumave të parave, 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier, Berat etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

Vijon hetimi me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon drejtuesit e IKMT-së dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e këtij rasti të mashtrimit, që çoi në dokumentimin e të gjitha rasteve dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, si dhe i inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me garancinë e një reagimi të shpejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.