EMRI/ Sherri me thika tek ish-Parku, 3 të arrestuar dhe një në kërkim

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Frosina Plaku”, ku disa persona u përfshinë në një sherr me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta.
Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar në flagrancë Luçiano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ndërkohë, A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital, është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia ka shpallur në kërkim edhe E. L., 17 vjeç, i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim, si dhe për mbajtje pa leje të armës së ftohtë. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
U konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, disa shtetas ishin konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës, organizoi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u dokumentua ngjarja dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin

'Qeveria kontrollon qytetarët, jo kullat'/ Lika: Tregu i banesave i deformuar, çmimet e apartamenteve të fryrë artificialisht

Sot protesta e 38-të radhazi, qytetarët nuk heqin dorë, sërish në shesh e rrugë: Rama jep dorëheqjen!

Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 milionë euro shuma e kursyer për qytetarët





