Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

EMRI/ Trafikoi tonelata kokainë, kush është narkotrafikanti shqiptar i dënuar me 25 vite burg dhe metoda e pazakontë që përdorte

P
Piranjat31 March 2026, 19:47 · 4 min lexim
EMRI/ Trafikoi tonelata kokainë, kush është narkotrafikanti

Një trafikant i fuqishëm shqiptar i drogës, i cili kishte projektuar një nëndetëse për transportin e kokainës në bashkëpunim me një CEO nga Michigan, është dënuar me 25 vite burg federal në Detroit, pas një hetimi të gjerë ndërkombëtar që përfshinte Amerikën e Jugut, SHBA-në dhe Europën.

Ylli Didani, 48 vjeç, u dënua 10 muaj pasi një juri federale e shpalli fajtor për tre akuza, përfshirë pastrim parash dhe dy vepra penale të lidhura me trafikun e drogës. Sipas autoriteteve, ai ishte pjesë e një rrjeti kriminal që nga viti 2015 deri në 2021 ka trafikuar mbi 4,000 kilogramë kokainë.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 30 vitesh burg, ndërsa minimumi i detyrueshëm për akuzat ishte 10 vite. Vendimi përfundimtar u dha nga gjyqtarja federale Denise Page Hood.

Rasti konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e viteve të fundit, për shkak të përmasave ndërkombëtare dhe metodave të sofistikuara të përdorura për trafikimin e kokainës, përfshirë edhe ndërtimin e një nëndetëseje për transportimin e saj.

Gjyqtarja federale Denise Page Hood ka dënuar Ylli Didani me 25 vite burg për akuzat e trafikut të drogës, ndërsa për akuzën e komplotit për pastrim parash i ka dhënë një dënim paralel prej 20 vitesh.

Sipas autoriteteve amerikane, Didani konsiderohej një nga kriminelët më aktivë dhe inovativë në historinë moderne të zonës së Metro Detroit.

Ai kishte bashkëpunuar me një tjetër të pandehur, milionerin nga Grosse Pointe Park, Marty Tibbitts, ish-CEO i një kompanie me bazë në Harper Woods.

Sipas hetimeve, Tibbitts kishte financuar operacionin e trafikut të drogës, i cili përfshinte blerjen e kokainës nga Amerika e Jugut dhe transportimin e saj me anije mallrash drejt Evropës. Një nga elementët më të pazakontë të këtij rrjeti ishte ndërtimi i një nëndetëseje për trafikimin e drogës, çka e bën këtë rast ndër më të sofistikuarit e zbuluar nga autoritetet amerikane.

Ylli Didani, i cili pritet të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përfundimit të dënimit, ka kundërshtuar juridiksionin e gjykatës. Ai argumentoi se gjykata federale nuk kishte kompetencë për ta gjykuar, pasi nuk akuzohej për importimin e asnjë sasie kokaine në territorin amerikan. Nga ana tjetër, avokati i tij kërkoi që t’i jepej vetëm dënimi minimal i parashikuar nga ligji.

Ndërkohë, projekti për ndërtimin e nëndetëses së përdorur për trafikimin e drogës vazhdoi deri në vitin 2018, kur bashkëpunëtori i tij, Marty Tibbitts, humbi jetën në një aksident ajror në Wisconsin. Vdekja e tij shënoi edhe fundin e zhvillimit të këtij projekti të pazakontë kriminal.

Sipas prokurorëve amerikanë Mark Bilkovic dhe Timothy McDonald, plani i rrjetit të drejtuar nga Ylli Didani parashikonte një metodë tepër të sofistikuar për transportin e drogës.

Në dokumentin e dënimit thuhet se “torpedoja e kokainës” do të ngjitej në mënyrë magnetike në një anije mallrash, e cila do ta transportonte atë së bashku me sasi të mëdha kokaine përtej oqeanit.

Kur anija do të afrohej pranë destinacionit, pajisja do të shkëputej automatikisht, do të dilte në sipërfaqen e detit dhe më pas do të merrej nga bashkëpunëtorët që prisnin në zonë.

Kjo teknikë synonte të shmangte kontrollet dhe të vështirësonte zbulimin e drogës nga autoritetet, duke e bërë operacionin një nga më të avancuarit në trafikun ndërkombëtar të kokainës. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.