Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar, Klevi Kananaj, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafikim të një kontejneri me 82,84 kg kokainë në Spanjë.
Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia spanjolle, më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 persona.
Nga hetimet dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali.
“Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit, ndërmjet homologëve spanjollë dhe shërbimeve të DFPO-së, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua operacioni i koduar “Operacionalja 93”.
Gjatë kësaj faze u lokalizua në Vlorë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi Klevi Kananaj, 30 vjeç, i lindur në Vlorë.
Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore në Spanjë, më datë 03.03.2026, kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
30-vjeçari akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të trafikuar në Spanjë, 82.84 kg Kokainë, fshehur në një kontejner. Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia spanjolle, më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 shtetas.
Nga hetimet dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali.”- njofton policia.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 30-vjeçarit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 May11:45
VIDEO/ Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, Noizy paraqitet në GJKKO
Këngëtari Rigels Rajku i njohur si Noizy është paraqitur të mërkurën në GJKKO.
Rajku është thirrur në ...
AKTUALITET
6 May11:36
Homazhet për Servet Pëllumbin, Bamir Topi: Një nga burrat më të mirë që kam bashkëpunuar në politikë
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dhe politikanit Servet Pëllumbi, duke e vler&...
AKTUALITET
6 May11:24
Aksidenti me pasojë fatale për 2 fëmijë/ Policia paralajmëron ndëshkime të rënda për shoferët “e papërgjegjshëm”
Në një konferencë për mediat, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu ka folur për masat sh...
AKTUALITET
6 May11:00
Dëshmitar në procesin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, babai i reperit Noizy paraqitet në GJKKO
Bashkim Rajku, babai i reperit të njohur shqiptar Noizy është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçm...
AKTUALITET
6 May10:37
Arrestohet 32-vjeçari, shiste kokainë në lokalin që administronte
Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrethinat”.
Në pranga ka rënë një 32-vjeçar. Sipas policisë, i r...
AKTUALITET
6 May10:13
'Mafia lëviz fijet!' Rexhep Ademi: Po më bëjnë presion, më dhunuan nënën, kanë rrethuar shtëpinë
Rexhep Ademi qytetari i cili në dhjetor 2025 u dhunua në mënyrë barbare nga 2 persona brenda pronës së tij, në Golem të...
AKTUALITET
6 May10:08
Kushtoi 260 milionë euro, pëson sërish shembje ‘aksi i florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë i Ballukut!
Përsëri janë evidentuar ulje të niveleve në shtratin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, konkretisht në...
AKTUALITET
6 May09:53
Aksident në aksin Lushnje-Fier/ Një prej makinave përfundon në kanal! Plagoset një 40-vjeçar, sapo ishte kthyer nga Greqia
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Mësoh...
Piranjat News
AKTUALITET
6 May09:52
VIDEO/ Denoncimi tronditës: Studentja e Policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët në Arapaj të Durrësit
Një shqetësim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga banorët e zonës së Arapajt në Durrës.
Pas shqet...