Aksident në Kukës, makina del nga rruga në “Luginën e Drinit të Zi”, plagosen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi&...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi&...
Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, ...
Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kan&eu...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor...
Dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot ...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Pak javë më parë ju treguam skemën që ka nisur të aplikohet në masë nga ekzekutivi për të anashkaluar transpar...
Një 35-vjeçar shqiptar i dënuar për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare është rikthyer në qeli në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet zbuluan se ai kishte thyer urdhrin e dëbimit dhe jetonte sërish atje në mënyrë të paligjshme. Mësohet se, i dënuari Blerim Hajdarmataj, i cili përdorte edhe identitetet rreme Ben Matka dhe Rinor Hajdarmataj, u lokalizua në korrik të këtij viti në Rayleigh, Essex.
Ai u paraqit këtë të mërkurë përpara Gjykatës së Kurorës në Basildon, ku u deklarua fajtor për hyrje të paligjshme në territorin britanik si dhe për shkeljen e detyrimeve të njoftimit për personat e regjistruar si shkelës seksualë.
Ngjarja e rëndë për të cilën ai u dënua daton në shtator të vitit 2014, kur Hajdarmataj punonte si pastrues. Gazetari Muhamed Veliu raporton se, Hajdarmataj u takua me një 18-vjeçare në një lokal në Chelmsford dhe e ftoi në banesën e tij.
Edhe pse e reja fillimisht refuzoi, mëngjesin e ardhshëm ajo u zgjua në shtratin e tij pa rroba, me marramendje dhe me dëmtime të shumta fizike, përfshirë gërvishtje, mavijosje e shenja kafshimi. Pasi arriti të largohej dhe të kërkonte ndihmë nga një makinë rastësore ndërsa Hajdarmataj e ndiqte pas, policia nisi hetimet dhe e akuzoi atë për përdhunim.
Në vitin 2016, gjatë procesit gjyqësor, ai u arratis por u dënua në mungesë, por pasi u lokalizua në Kosovë , ai u ekstradua në Britani përmes një Urdhër Arresti Evropian. Në atë kohë, policia britanike e cilësoi sjelljen e tij si "të tmerrshme dhe të neveritshme", duke dënuar veçanërisht arratisjen që i shkaktoi viktimës trauma të mëtejshme.
Pasi kreu dënimin, ai u dëbua nga Britania e Madhe në vitin 2019 me urdhër të prerë që i ndalonte rikthimin. Megjithatë, ai arriti të futej sërish fshehurazi në vend pa njoftuar autoritetet mbi vendndodhjen e tij.
Gjykatësi Richard Conley e dënoi atë me 16 muaj burg për shkeljen e detyrimeve si shkelës seksual i regjistruar, si dhe me 12 muaj burg për hyrje të paligjshme në vend (dënime që do të vuhen njëkohësisht). Pas përfundimit të këtij dënimi, autoritetet e emigracionit pritet të ndërmarrin procedurat për dëbimin e tij të sërishëm.
Zhvillime të shpejta po shënohen në çështjen “triller” në Nea Smirni të Greqisë, ku dy persona u gjetë...
Ditët e fundit të gushtit kanë sjellë një fluks të lartë automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, teksa qindra mjet...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 6 vijojnë të jen&eum...
Gjykata e Tiranës, ka caktuar 2 masa sigurimi personale ndaj Rozalinda alias Rosela Nallbatit, e cila tashmë është vënë nën h...
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me dy trupat e pajetë të gjetur mëngjesin e kësaj të ...
Autoritetet e cilësojnë ngjarjen si vrasje dhe më pas vetëvrasje, në lidhje me rastin e një burri dhe një gruaje me origjin&e...
Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë mëngjesin e së dielës (23 gusht) në hy...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, duke u afruar tashmë me fshatin...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...