Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në East Kilbride të Skocisë, pasi u kap në një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabisit me vlerë të konsiderueshme.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, Orlando Kreka tentoi të arratisej në momentin kur policia ndërhyri në banesë me urdhër kontrolli, pas dyshimeve për aktivitet të paligjshëm. Ai doli me vrap nga ambienti i brendshëm drejt oborrit, por u neutralizua nga efektivët dhe u arrestua në vend.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, autoritetet zbuluan një ambient të organizuar në katër zona të ndryshme për rritjen e kanabisit. Në total u gjetën 157 bimë, të shpërndara në dhoma gjumi dhe në papafingo.
Nga këto, rreth 80 bimë ishin në fazë të pjekur, me gjatësi deri në 1.5 metra, ndërsa pjesa tjetër ishin në faza më të hershme zhvillimi. Sipas ekspertëve, prodhimi i mundshëm arrinte një vlerë deri në 94 mijë paund.
Policia sekuestroi gjithashtu para në dorë dhe një pasaportë shqiptare në emër të të arrestuarit.
Çështja u shqyrtua në Hamilton Sheriff Court, ku i riu pranoi akuzën për prodhim kanabisi. Gjykata vendosi shtyrjen e dënimit për në fund të muajit maj, ndërsa ai do të qëndrojë në paraburgim deri në vendimin përfundimtar.
Rasti hedh sërish dritë mbi aktivitetet e kultivimit të drogës në banesa të zakonshme, që shpesh maskohen si shtëpi të pabanuara, por në fakt funksionojnë si laboratorë të mirëfilltë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 May22:24
Spiropali e gjobiti, Ahmetaj kërkoi mbledhjen e akcizës, por Bankers Petroleum s`pagoi miliona euro taksa ndaj shtetit
Sot në këtë emision do të trajtojmë më hollësisht një një nga abuzimet e Bankers, atë të përdorimit ...
AKTUALITET
6 May22:13
Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milionë euro kompanisë Bankers
Deri më sot kemi investiguar disa nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, e ku protagonistë kanë qenë zyrtar...
AKTUALITET
6 May21:31
Me armë, stemë policie e mijëra euro/ Arrestohet në Rinas pjesëtari i të “fortit” të Niklës. Kush është ai
Forcat Shqiponja arrestojnë në Rinas 34 vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, pjesë e grupit të Marklen Hakës. Ai u k...
AKTUALITET
6 May21:17
FOTO/ Aksioni blic në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i ushtruar këtë të mërkurë në burgun e Fushë-Krujë...
AKTUALITET
6 May21:14
Konflikt në Durrës/ Fqinji ndërpret furnizimin me energji elektrike duke këputur kabllon
Një banor në Durrës ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews” problemet e vazhdueshme me fqinjin e tij, duke pretenduar se ...
AKTUALITET
6 May20:19
VIDEO-4 muaj pa paguar qira dhe drita/ Pronarët: Banesa mbahet me forcë, institucionet heshtin
Një çift ka denoncuar për Piranjat News një situatë absurde dhe shqetësuese, ku pretendojnë se pas dhënies me qira t...
AKTUALITET
6 May19:48
"Na morën dritën e syve"/ Familjarët rrëfejnë aksidenti tragjik në Durrës: Duam drejtësi!
Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj ka rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tr...
AKTUALITET
6 May19:34
‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, këto janë dy qytetet me më shumë eskorta. Hetime edhe me Kolumbinë
Prokurorë të Tiranës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e dy skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Kolumbi...
AKTUALITET
6 May19:16
Aksion blic në burgun e Fushë Krujës/ Vijojnë kontrollet e befasishme, zbarkojnë 10 furgona të forcave speciale
Në burgun e Fushë-Krujës po zhvillohet një aksion i befasishëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Rreth 10 furgona me forca...
AKTUALITET
6 May19:13
U pezullua pas tragjedisë ku humbën jetën dy fëmijë, Hitaj i “pret përfundimisht biletën” kryepolicit të Durrësit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit...