AKTUALITET

EMRI/ U kap me 250 mijë paund drogë, kush është 22-vjeçari shqiptar i arrestuar

Piranjat Përditësimi i fundit 30 April 2026, 18:50
EMRI/ U kap me 250 mijë paund drogë, kush është

Një burrë i akuzuar se ishte futur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka pranuar përfshirjen në drejtimin e një ferme të madhe kanabisi të fshehur në një shtëpi. Denis Kadia, 22 vjeç, u arrestua pas një bastisjeje të policisë në një pronë në Nelson Road, në Gorleston të Britanisë.

Pas një informacioni të marrë, oficerët zbuluan 102 bimë kanabisi të shpërndara në katër dhoma, në një operacion të sofistikuar kultivimi që përfshinte sistem hidroponik, ventilim, ndriçim dhe tenda për rritje.

Gjykata e Magjistraturës në Norwich u informua se sasia e sekuestruar vlente rreth 250 mijë paund, ndërsa instalimi ishte i aftë të prodhonte disa korrje të drogës.

Ky është rasti më i fundit në një seri fermash kanabisi të drejtuara nga grupe shqiptare, të zbuluara në prona në Great Yarmouth dhe Gorleston.

Vitin e kaluar, dy burra që kishin hyrë ilegalisht në Britani u dënuan me 18 dhe 17 muaj burg pasi në ambiente tregtare të braktisura u zbuluan 591 bimë të pjekura kanabisi dhe 730 fidanë.

Ndërsa dy shqiptarë të tjerë u burgosën pasi u zbuluan të fshehur në çatinë e ish-degës së NatWest në Hall Quay, ku zhvillohej një operacion i madh me 888 bimë.

Kadia pranoi fajësinë për përfshirje në prodhimin e kanabisit, por nuk dha deklaratë për akuzën e hyrjes së vetëdijshme në Mbretërinë e Bashkuar pa leje.

Ai foli përmes një përkthyesi shqiptar për të konfirmuar emrin dhe moshën e tij, por nuk arriti të jepte adresën. Prokurorja Nicola Lamb tha se, megjithëse përfshirja e tij në operacion ishte klasifikuar si “më e vogël”, ai përballet ende me një dënim deri në tre vite burg.

Gjykata u informua gjithashtu se, nëse shpallet fajtor për hyrje të paligjshme në vend, dënimi mund të jetë shtesë dhe të arrijë deri në katër vite të tjera burg. Çështja e tij u dërgua në Gjykatën e Lartë të Norwich-it, ku seanca përgatitore për akuzën e emigracionit është caktuar për 28 maj. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në vazhdimin e procesit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?