EMRI/ U kap në fermën e kanabisit, 23-vjeçari shqiptar burgoset në Britani. Ja çfarë e pret pas kryerjes së dënimit
Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me një vit burg në Angli, pasi u shpall fajtor për kultivimin e kanabisit. Pas dënimit, ai pritet të përballet edhe me procedurat e dëbimit drejt Shqipërisë. Elidon Murataj, banues në Glendale Gardens, në Leigh, u paraqit për dhënien e vendimit në Gjykatën e Kurorës në Basildon të enjten (2 korrik).
Ai kishte pranuar fajësinë që në muajin mars për kultivimin e kanabisit në një banesë në Leigh. Policia zbuloi aktivitetin e paligjshëm më 28 janar, gjatë një kontrolli.
Gjykatësi Sukwinder Dhadda e dënoi Muratajn me një vit burg dhe urdhëroi që vendimi për dënimin me burg t'i përcillej Agjencisë së Kufirit dhe Emigracionit. Sipas legjislacionit britanik, një dënim me burg prej një viti ose më shumë zakonisht sjell nisjen e procedurave për dëbimin automatik të shtetasve të huaj.
Gjykata urdhëroi gjithashtu shkatërrimin e lëndës narkotike dhe të pajisjeve të përdorura për kultivimin e kanabisit, ndërsa 107 paundët e sekuestruara nga Murataj në momentin e arrestimit do t'i dhurohen Fondacionit Komunitar të Essex-it. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Lëvizte me armë dhe radio policie në makinë, arrestohet i riu në Vlorë

Emri/ Ndërtoi hotel pa leje në Ksamil, 52-vjeçari dënohet me 2 vjet burg

Zjarri në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë

Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë/ 7 të plagosur, mes tyre 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë

Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, makina me targa të Kosovës del nga rruga, plagoset çifti

EMRI- E rëndë në Librazhd/ Gurët e shkëputur nga mali godasin Benzin, vdes 42-vjeçari

VIDEO/ Festivali në Korçë kthehet në thirrje kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen





